069 95 66 494

Kontaktoni ne numrin celular ose dergoni nje email.

Rezervoni takimin tuaj Online!
  
Oraret e Punes
  

Klinika Ambrosia - Shërbime të Kompletuara të Alergologjisë në Tiranë

Klinika Ambrosia është një qendër e avancuar e alergologjisë në Tiranë, e njohur për ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe të sakta për diagnostikimin dhe trajtimin e alergjive. Në klinikën tonë, ju mund të gjeni konsulta me specialistë të njohur në alergologji, teste të lëkurës si Testi i Pikave të Lëkurës dhe Testi i Patch-it, si dhe teste për insekte dhe medikamente. Ne ofrojmë gjithashtu teste respiratorë dhe të rrezervueshmërisë për të menaxhuar efektivisht astmën dhe çrregullimet e tjera respiratore. Klinika Ambrosia është gjithashtu e angazhuar në ofrimin e vaksinave për parandalimin e alergjive dhe problemeve të tjera shëndetësore. Kontaktoni sot për një konsultë dhe për të zbuluar se si mund të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës suaj përmes shërbimeve tona të specializuara të alergologjisë në Tiranë.

Vizitë Specialisti
Konsulta me specialistin mirëpret të gjithë ata të cilët kanë marr përgjigje pozitive ndaj testit të alergjisë për te vendosur mjekimin e duhur si dhe ata të cilët shfaqin simptoma të alergjisë ku mjeku vendos nëse pacienti duhet të kryejë një test alergjie ose jo, dhe nëse duhet, cilin prej testeve duhet të bëjë nisur nga simptomat e gjithësecilit.

Çmimi – 2500 ALL

 

 

Skin Prick Test i quajtur ndryshe testi i alergjisë së ajrit në lekurë, është testi i cili aplikohet tek pacientët të cilët dyshojnë se kanë alergji nga alergenet e ajrit si:

  • Polenet e barishteve
  • Mykrat
  • Pluhrat e shtëpisë
  • Polenet e bimëve


Alergenet që do të testohen ndodhen në formë likuide dhe aplikimi i tyre bëhet ndërmjet pickimit në lëkurë duke provokuar reagimin e organizmit. Proçesi i aplikimit të testit zgjat 10 minuta dhe përgjigjia merret pas 15 minutash ku organizmi ka marr kohën e duhur që të veprojë ndaj tyre.

Çmimi – 3500 ALL

Skin Prick Trofo

Testi i alergjisë së ushqimeve aplikohet në të njëjtën mënyrë si Skin Pick testi I ajrit, ku alergenet e ushqimeve të ndodhura në formë likiude aplikohen mbi lekurë si dhe më pas pickohen. Proçesi zgjat 10 minuta dhe rezultati merret pas 15 minutash.

Çmimi – 3500 ALL

Patch Test i njohur ndryshe si testi i kimikateve aplikohet ndërmjet ngjitësave të vendosura në kurriz të cilat përmbajnë alergenet, por në këtë rast quhen haptene, që mund të sjellin alergji kontakti ndaj kimikateve. Proçesi i vendosjes së tyre zgjat 10 minuta dhe përgjigjia merret pas 48-72 orësh ku ngjitset nuk duhet te lëvizen, të lagen ose të dëmtohen.

Çmimi – 9000 ALL

Testet e Insekteve & Medikamenteve

Është një proçedure klinike ku aplikimi është i njejtë si me testet e lekurës në rastin e alergeneve të ajrit apo ushqimeve, por në këtë rast, ekstraktet në formë të lëngshme jane helmi I bletës, I grenxës dhe polistes.

Çmimi – 2000 ALL

Prova Respiratore

Është një aparature mjekësore e cila vlerëson rrugët e ajrit në dinamike. Pacientit I kërkohet të fryjë me forcë në një tub të lidhur me aparaturën. Aparatura bën matjen e bllokimit ose jo të rrugëve të frymëmarrjes, vlerësimin e nivelit të këtij bllokimi si dhe shërben për monitorimin e mirëkontrollit të një astme bronkiale të dyshuar apo diagnostikuar.

Çmimi – 2500 ALL

Testi i Reversibilitetit

Ndryshe nga spirometria e thjeshtë, testi I reversibilitetit me ventolinë është përsëritje e manovrës së mësipërme, pasi pacienti ka inhaluar 200 mcg Ventoline. Pra bëhet spirometria e thjeshtë. Në rast se konstatohet bllokim I rrugëve të frymëmarrjes, I jepet pacientit ventolinë dhe më pas rivlerësohet reagimi bronkial me një manovër të dytë. Në thelb ky test vlerëson hiper-reaktivitetin bronkial në astmat e dyshuara.

Çmimi – 3000 ALL

Vaksina ose imunoterapia specifike e alergjië (injeksione alergjike) është një terapi shtesë e cila sjell zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj substancave që shkaktojnë alergji. Kjo nuk do të thotë se imunoterapia është një zëvendësim për:

1. Shmangien e alergeneve të njohura

2. Për përdorimin e barnave alergjike, por është një shtesë e masave të trajtimit medikamentoz. Injeksione alergjike kanë treguar të çojnë në formimin e “bllokimit” të antitrupave mbrojtës dhe një ulje graduale të niveleve të antitrupave alergjike. Këto ndryshime mund t’ju lejojnë të toleroni ekspozimin ndaj alergenit me më pak simptoma. Ju, në fakt, bëheni “imun” ndaj alergenit. Vaksinimi ofrohet si alternativë komplementare në klinikën tonë për:

Parandalimin e avancimit të Alergjisë drejt Astmës Frenimin e sensibilizimit nga alergenë të tjerë Përmirësimin e simptomave të alergjisë aktuale, me përdorim të reduktuar të medikamenteve.

Çmimi – 500 ALL

Nëntor 2024
Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die
28
29
30
31
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
1
FAQ's

Pyetjet e shpeshta rreth Alergjive & Simptomave

Çfarë është Alergjia?

Alergjia është reagimi i sistemit imun të organizmit ndaj substancave të padëmshme në mjedis, të cilat sistemi imunitar i disa personave i njeh realisht si të dëmshme.

Këto substanca, që gjenden në polenet e barishteve dhe bimëve, pluhurin e shtëpisë, ushqimet, sporet e myqeve, disa medikamente, insektet dhe pickimi i bletës / grerëzës quhen alergen.

Kush vuan nga Alergjia?

Alergjia është një sëmundje kronike që prek 1 ne 4 persona gjatë gjithë jetës së tyre, ku 70% e rasteve janë të trashëguara.

 

Çfarë ndodh gjatë një reaksioni Alergjik?

Një person alergjik has një alergen ndërmjet tre mënyrave:

  1.  Përmes proçesit të thithjes së ajrit.
  2. Përmes ushqimeve dhe medikamenteve (proçesit të gelltitjes)
  3. Ndërmjet kontaktit të drejtëpërdrejtë të alergenit me lëkurën

 

Pas këtij nderveprimi të alergenit me organizmin e personit, fillojnë të shfaqen simptomat e mëposhtme:

  • Sy të skuqur, të lotuar dhe që krruhen
  • Teshtitje
  • Hundë që rrjedhin
  • Kollë e vazhdueshme
  • Pulla në lëkurë (urtikarie)
  • Ekzemat në lëkurë
  • Rënie Tensioni
  • Anafilaksi – Gjendje e rënd që kërcënon jetën

 

Duhet thkesuar se simptomat e alergjisë ndryshojnë nga një pacient në tjetrin, pavarësisht se shkaku i alergjisë mund të jetë i njejtë.

Pacientet tanë:

Klinika Ambrosia mirëpret të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga:

 

  • Astma Bronkiale
  • Riniti alergjik & Rhino Konjuctiviti alergjik
  • Dermatiti Atopik
  • Urtikaria
  • Angioedema
  • Alergjia ushqimore
  • Sëmundja celiake -sëmundja autoimune e glutenit
  • Alergjia nga medikamentet
  • Alergji nga venomi/helmi I insekteve si bleta/grenza

 

❝  Duke nisur nga fëmijët deri te të rriturit, duke i mundësuar trajtimin e duhur! ❞

Jonathan Center

Me shume se kurre kemi nevoje per mbeshtetjen tuaj!

Klinika Ambrosia ofron një gamë shërbimesh të specializuara në alergologji, përfshirë:

— Vizite Specialisti
— Skin Prick Test
— Skin Prick Trofo
— Patch Test
— Testet e Insekteve dhe Medikamenteve
— Prova Respiratore
— Testi i Reversibilitetit
— Vaksinimi