Orari i Punes:
-
Java Tek
9:00 - 13:00
-
Java Çift
14:00 - 17:00
-
E Diel
Pushim
Rezervoni nje Takim!
ALKERTA IBRANJI
Alergologe dhe Imunologe Klinike e specializuar me një eksperiencë disa vjeçare.
Eksperienca të mëparshme si:
- Poliambulanca “Zoja e Këshillit të Mirë”
- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë
- Instituti I Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor (ISKSH), Korçë
E specializuar dhe e trajnuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Shërbimet Tona
Shërbimet që ne ofrojmë në klinikën tonë, një përshkrim i shkurtër i tyre dhe çmimet përkatëse.

Vizitë Specialisti
Konsulta me specialistin mirëpret të gjithë ata të cilët kanë marr përgjigje pozitive ndaj testit të alergjisë për te vendosur mjekimin e duhur si dhe ata të cilët shfaqin simptoma të alergjisë ku mjeku vendos nëse pacienti duhet të kryejë një test alergjie ose jo, dhe nëse duhet, cilin prej testeve duhet të bëjë nisur nga simptomat e gjithësecilit.
- Çmimi - 2500 ALL

Skin Prick Test
Skin prick test i quajtur ndryshe testi i alergjisë së ajrit në lekurë, është testi i cili aplikohet tek pacientët të cilët dyshojnë se kanë alergji nga alergenet e ajrit si:
- Polenet e barishteve
- Mykrat
- Pluhrat e shtëpisë
- Polenet e bimëve
Alergenet që do të testohen ndodhen në formë likuide dhe aplikimi i tyre bëhet ndërmjet pickimit në lëkurë duke provokuar reagimin e organizmit. Proçesi i aplikimit të testit zgjat 10 minuta dhe përgjigjia merret pas 15 minutash ku organizmi ka marr kohën e duhur që të veprojë ndaj tyre.
- Çmimi - 3500 ALL

Skin Prick Trofo
Testi i alergjisë së ushqimeve aplikohet në të njëjtën mënyrë si Skin Pick testi I ajrit, ku alergenet e ushqimeve të ndodhura në formë likiude aplikohen mbi lekurë si dhe më pas pickohen. Proçesi zgjat 10 minuta dhe rezultati merret pas 15 minutash.
- Çmimi - 3500 ALL

Patch Test
Patch test i njohur ndryshe si testi i kimikateve aplikohet ndërmjet ngjitësave të vendosura në kurriz të cilat përmbajnë alergenet, por në këtë rast quhen haptene, që mund të sjellin alergji kontakti ndaj kimikateve. Proçesi i vendosjes së tyre zgjat 10 minuta dhe përgjigjia merret pas 48-72 orësh ku ngjitset nuk duhet te lëvizen, të lagen ose të dëmtohen.
- Çmimi - 9000 ALL

Testet e Insekteve dhe Medikamenteve
Është një proçedure klinike ku aplikimi është i njejtë si me testet e lekurës në rastin e alergeneve të ajrit apo ushqimeve, por në këtë rast, ekstraktet në formë të lëngshme jane helmi I bletës, I grenxës dhe polistes.
- Çmimi - 2000 ALL

Prova Respiratore
Është një aparature mjekësore e cila vlerëson rrugët e ajrit në dinamike. Pacientit I kërkohet të fryjë me forcë në një tub të lidhur me aparaturën. Aparatura bën matjen e bllokimit ose jo të rrugëve të frymëmarrjes, vlerësimin e nivelit të këtij bllokimi si dhe shërben për monitorimin e mirëkontrollit të një astme bronkiale të dyshuar apo diagnostikuar.
- Çmimi - 2500 ALL

Testi i Reversibilitetit
Ndryshe nga spirometria e thjeshtë, testi I reversibilitetit me ventolinë është përsëritje e manovrës së mësipërme, pasi pacienti ka inhaluar 200 mcg Ventoline. Pra bëhet spirometria e thjeshtë. Në rast se konstatohet bllokim I rrugëve të frymëmarrjes, I jepet pacientit ventolinë dhe më pas rivlerësohet reagimi bronkial me një manovër të dytë. Në thelb ky test vlerëson hiper-reaktivitetin bronkial në astmat e dyshuara.
- Çmimi - 3000 ALL

Vaksinimi
Vaksina ose imunoterapia specifike e alergjië (injeksione alergjike) është një terapi shtesë e cila sjell zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj substancave që shkaktojnë alergji. Kjo nuk do të thotë se imunoterapia është një zëvendësim për:
1. Shmangien e alergeneve të njohura 2. Për përdorimin e barnave alergjike, por është një shtesë e masave të trajtimit medikamentoz. Injeksione alergjike kanë treguar të çojnë në formimin e "bllokimit" të antitrupave mbrojtës dhe një ulje graduale të niveleve të antitrupave alergjike. Këto ndryshime mund t'ju lejojnë të toleroni ekspozimin ndaj alergenit me më pak simptoma. Ju, në fakt, bëheni "imun" ndaj alergenit. Vaksinimi ofrohet si alternativë komplementare në klinikën tonë për:
Parandalimin e avancimit të Alergjisë drejt Astmës Frenimin e sensibilizimit nga alergenë të tjerë Përmirësimin e simptomave të alergjisë aktuale, me përdorim të reduktuar të medikamenteve.- Çmimi - 500 ALL